Konyaspor është mposhtur në transfertë nga Basaksehir, edhe pse shënoi e para me anë të mesfushorit shqiptar, Zymer Bytyqi.
Anësori, i cili është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, nuk fali pas një kundërsulmi të Konyaspor dhe i dha epërsinë skuadrës së tij. Ky ishte goli i katërt për Bytyqin në kampionat këtë sezon.
Fillimi i pjesës së dytë nuk ishte i duhuri për Konyaspor, që e pa veten në disavantazh dhe deri në fund nuk e shmangu dot humbjen.
Sokol Cikalleshi ishte për 90 minuta në lojë, kurse Endri Çekiçi u aktivizua në minutën e 68-të. / abcnews.al
Soner Dikmen ?Zymer Bytyqi https://t.co/ukt0KM0zcP
— Konyaspor Scout (@KonyasporScout) February 22, 2022