VIDEO/ Bytyqi fenomenal, dhuron “perlën” e radhës. Abazaj fiton penallti

schedule18:57 - 1 Nëntor, 2020

schedule 18:57 - 1 Nëntor, 2020

Zymer Bytyqi njihet për golat e bukur që shënon dhe sot ka realizuar një kryevepër në elitën e futbollit norvegjez. Sulmuesi i djathtë i Viking, ekip ku luajnë edhe Veton Berisha (titullar) e Ylldren Ibrahimaj (në stol) ka gjetur rrugën e rrjetës në takimin jashtë fushe me Stabaek.

Vendasit kaluan të parët në avantazh pas gjysmë ore lojë, ndërsa lojtari i Kosovës (ka debutuar me dardanët në miqësoren e janarit kundër Suedisë) barazoi shifrat katër minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Bytyqi dhuroi një goditje të mrekullueshme me të djathtën nga larg dhe topi përfundoi në trekëndëshin e portës kundërshtare. Rrjeta e nëntë në kampionat për 24-vjeçarin shqiptar të lindur në Belgjikë, teksa numëron edhe 5 asiste.

Istanbulspor nuk shkoi më shumë se një barazim ditën e sotme. Skuadra e Eduart Rrocës dhe Kristal Abazajt, barazoi 1-1 jashtë fushe përballë Keciorengucu. Vendasit gjetën golin në pjesën e parë, teksa Abazaj fitoi një penallti 13 minuta nga fundi.

Ekzekutimin e mori përsipër Ergun, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë. Të dy lojtarët shqiptare e zhvilluan të plotë ndeshjen e sotme, ndërsa pika e marrë mban Istanbulspor në krye të divizionit të dytë të futbollit turk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!