VIDEO/ “Burrin e kam shumë të mirë”, Greta Koçi flet si rrallëherë për partnerin e saj

schedule15:38 - 1 Korrik, 2022

schedule 15:38 - 1 Korrik, 2022

Greta Koçi konfirmoi disa kohë më parë se është martuar. Këngëtarja jeton në Austri me partnerin e saj, të cilin ka vendosur qe ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen me një video që ka publikuar në TikTok.

Ajo ka zgjedhur videot gazmore në TikTok për të treguar se bashkëshortin e ka “shumë të mirë.” “Më pëlqejnë të gjitha. Burrin e ka shumë, shumë të mirë”, dëgjohet në sfond. Kujtojmë që këngëtarja konfirmoi se është martuar gjatë një interviste që dha për “Abc e pasdites”.

@greta_koci Burrin e kam very nice ? #viral #gretakoci #fyp #shqip #humor #qeshmelot ♬ original sound – Ledja

E pyetur në lidhje me një fëmijë të mundshëm, ajo tha: “Është normale, kur vjen një moshë dhe e konsolidon familjen, kjo është pyetja. Por kjo gjë nuk ka parashikim. Gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt. Kurdo që të vijë është e mirëpritur.” /abcnews.al