VIDEO/ Bundesliga: Leipzig tregon “dhëmbët” përpara Manchester City, Freiburg e Stuttgart bëjnë “detyrën” përballë Bochum e Koln

schedule19:30 - 18 Shkurt, 2023

schedule 19:30 - 18 Shkurt, 2023

Bundesliga tashmë ka hyrë në javën e 21-të, teksa ditën e sotme përveç përballjes Borussia Monchengladbach-Bayern Munich, kanë përfunduar dhe 3 përballje të tjera.

Leipzig ka kaluar lehtësisht transfertën e Wolfsburg, teksa ka triumfuar me rezultatin e pastër 0 me 3, falë golave të Emil Forsberg, Konrad Laimer dhe Dominik Szoboszlai, në minutat 14’, 85’ dhe 92’. Me këtë fitore Leipzig ka treguar “dhëmbët” përballë “përplasjes” së së mërkurës në UEFA Champions League, përballë “qytetarëve” të Manchester City, në raundin e 1/16-ve, të kompeticionit.

Në krahun tjetër, Stuttgart nuk ka “falur” në shtëpi dhe ka mposhtur me rezulatin 3 me 0, “mysafirët” e Koln. Tre gola të shënuar nga Gil Dias, Borna Sosa dhe Tanguy Coulibaly mjaftuan për t’i dhuruar vendasve 3 pikë të vyera në renditjen e Bundesliga.

Ndërkaq, në “Vonovia Ruhrstadion”, vendasit e Bochum janë përballur me disfatën, ku janë mundur nga Freiburg, me rezultatin 0 me 2. Golat e Gregoritsch dhe Holer, në minutat 39’ dhe 51’ ishin të mjaftueshëm për të siguruar 3 pikë të arta në “betejën” për zonën Champions.

Pas këtyre fitoreve, pozicionet kanë mbetur të pandryshuara për Freiburg dhe Leipzig, me ekipët që janë të renditura në vendet 4 dhe 5 të renditjes, me nga 40 dhe 39 pikë përkatësisht. Ndërkaq, Stuttgart ka ngjitur plot 3 vende në renditje dhe pozicionet në vendin e 14 me 19 pikë, shumë pranë zonës së “fohtë” të tabelës. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Wolfsburg 0-3 Leipzig

Bochum 0-2 Freiburg

Stuttgart 3-0 Koln

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!