Sapo janë mbyllur katër sfidat e orës 15:30 në Bundesliga, ku shumë ekipe luanin me llogari, pasi rrezikojnë ose janë të përfshira në luftën për mbijetesë. Fitore jetike për Werder Bremenin e Rashicës, që mposhtën me rezultatin 0-1 Schalken.
“Mbretërorët Blu” janë në krizë totale rezultatesh, ndërsa Werder me këtë fitore shkon në kuotën e 25 pikëve, vetëm 3 pikë larg mbijetesës. Fitore e rëndësishme dhe për Eintracht Frankfurt, 1-2 në transfertë kundër Wolfsburg. Andre Silva dhe Kamada i dhanë fitoren Frankfurtit.
Hertha Berlin vazhdon formën e mirë në kampionat, pasi dhe sot arritën të fitojnë me rezultatin e pastër 2-0 përballë Augsburg. Mainz u mposht 0-1 në shtëpi nga Hoffenhaim, duke mbetur në kuotën e 28 pikëve dhe duke rrezikuar seriozisht rënien nga Bundesliga./abcnews.al
Werder and Frankfurt with the priceless wins ?#BundesligaMD29 pic.twitter.com/rCsCxprBS7
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) May 30, 2020