Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, me Manchester United dhe Wolverhampton që kanë marrë fitore të pastra 3-0, respektivisht kundër Watford dhe Norëich. “Djajtë e Kuq” e kanë pasur të thjeshtë përballë Watford dhe e dominuan takimin në “Old Trafford”.
Bruno Fernandes bëri një ndeshje të madhe, duke fituar një penallti dhe duke shënuar po vetë, për të kaluar United në avantazh. Më pas, Martial dyfishoi rezultatin për të besuarit e Solskjaer, ndërsa Fernandes asistoi të riun Mason Greenwood, i cili shënoi golin e tretë dhe të fundit të sfidës.
Në takimin tjetër, Wolverhampton shpartalloi ekipin e Norwich, që po vuan shumë këtë sezon. Diogo Jota duket e pandalshëm dhe në takimin e sotëm, shënoi dy gola. Edhe sulmuesi tjetër, Raul Jimenez, u shtua në listën e golashënuesve, për të vendosur rezultatin final të sfidës në 3-0./abcnews.al
Premier League, java 27
Man. United – Watford 3-0
Fernandes (p) 42′, Martial 58′, Greenwood 75′
Wolverhampton – Norwich 3-0
Jota 19′ 30′, Jimenez 50′