Britney Spears vendosi t’i emociononte fansat e saj duke publikuar një video, ku shfaqet duke kënduar hitin e saj të mrekullueshëm të vitit 1998 që e cilësoi atë si një yll pop, ‘Hit me baby one more time’. Në fakt, diva e muzikës e ka kënduar atë “acapella” dhe dëgjohet zëri i saj i veçantë.
“Kjo jam unë. Nuk e kam përdorur zërin për një kohë të gjatë… Ndoshta prej kohësh. Edhe unë jam duke performuar një version tjetër të hitit “Baby one more time” në shtëpinë time “, u shpreh Britney.
Në të vërtetë, Spears zbuloi se sa shumë dëshironte të publikonte një version të ri të këngës që gjendet në albumin e saj debutues, por shpjegoi se planet e saj u penguan nga kujdestaria konservatore e babait të saj, e cila përfundoi në nëntor 2021.
“Epo, unë kërkova atë që doja për 14 vjet… Një version ndryshe i ‘Baby’, por EKIPI tha JO ”, tha këngëtarja. Fansat e saj u tërbuan dhe i thanë se sa shumë duan që ajo t’i rikthehet muzikës dhe të publikojë këngë të reja, ku shumë sugjerojnë se është koha edhe për performanca live./abcnews.al
View this post on Instagram