Kanë përfunduar 3 sfidat e para të mbrëmjes së sotme, Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me Brighton, Aston Villa e Leeds, që kanë gjetur fitore të rëndësishme, në garën e tyre të këtij edicioni të kategorisë më elitare angleze.
Në “Vitality Stadium”, Brighton ka arritur të triumfojë përballë kundërshtarëve të Bournemouth me rezultatin e pastër 0 me 2, ku nga një gol në secilën pjesë kanë mjaftuar për të siguruar 3 pikët e radhës në garën për zonën e Evropës. Nga një gol në secilën pjesë fillimisht nga Evan Ferguson në minutën e 28’-të e më pas nga Julio Enciso në minutën e 91’-të mjaftuan për të “hipotekuar” fitoren e “pulëbardhave”.
Në krahun tjetër, Leeds triumfoi në “Elland Road” me rezultatin e ngushtë 2 me 1 në “betejën e mbijetesës” përballë Nottingham Forest, me 3 golat e sfidës që erdhën në pjesën e parë. Fillimisht Mangala për miqtë e më pas, Harrison e Sinisterra për vendasit shënuan golat respektivisht në minutat 12’, 20’ e 45+1’ të sfidës.
Ndërkaq, në “King Power Stadium”, Leicester janë përballur me disfatën e radhës, me Aston Villan e Unai Emery që fitoi ndeshjen po me rezultatin e ngushtë 1 me 2, pas daljes me të kuq të Dewsbury-Hall në minutën e 70’-të të sfidës, me golat e Ollie Watkins e Bertrand Traore në minutat 24’ e 87’ të sfidës që nxorrën totalisht të pavlefshëm golin e Harvey Barnes, në minutën e 35’-të të lojës.
Me këto rezultate Brighton e Aston Villa ngjiten në vendet 6 dhe 7 të renditjes me përkatësish 46 dhe 44 pikë duke iu afruar akoma dhe shumë zonës së Evropës. Në krahun tjetër, Leeds gjithashtu ka përfituar nga fitorja teksa është ngjitur në vendin e 13-të me 29 pikë, ndërsa Nottingham, Bournemouth e Leicester i mbajnë pozitat e tyre të pandryshuara në vendet 17-të, 18-të e 19-të të renditjes, me respektivisht 27, 27 dhe 25 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Bournemouth 0-2 Brighton:
Goli i Evan Ferguson:
Goli i Juan Esico, 0-2
Leeds 2-1 Nottingham Forest:
Goli i Orel Mangala, 0-1:
Goli i Jack Harrison, 1-1:
Goli i Luis Sinisterra, 2-1:
Leicester 1-2 Aston Villa:
Goli i Ollie Watkins, 0-1:
Goli i Harvey Barnes, 1-1:
Goli i Bertrand Traore, 1-2: