Një ngjarje e rëndë u regjistrua në SHBA, një 1 mars ku disa efektivë policie vranë një 25-vjeçar. Në videon e ngjarjes së përgjakshme të 1 marsit, shihen efektivët e policisë duke ndaluar BMW-në që 25-vjeçari drejtonte në një periferi të Salt Lake City, duke i kërkuar që t’u jepte patentën.
#Utah
*potentially disturbing*
“A week after Farmington officers opened fire on a 25-year-old man after a traffic stop, police released the body camera video showing what led up to the fatal shooting.”/BWC1 pic.twitter.com/TuIx4bjrqj
— Shane B. Murphy (@shanermurph) March 8, 2023
Në të njëjtën video, shihet që 25-vjeçari nuk bashkëpunon me policinë. Në një moment, sipas versionit të policisë, oficerët panë Alanin duke u përpjekur të kapte atë që dukej si një një armë.
“Armë, armë, armë” dëgjohen të bërtasin para se të qëllojnë me një breshëri plumbash mbi 25-vjeçarin.
Familja e 25-vjeçarit ka akuzuar policinë për një “vrasje brutale” duke pretenduar se i riu ndoshta është tmerruar nga prania e efektivëve.
/abcnews.al