VIDEO/ Brdariç nuk e mbajnë nervat para gazetarëve, braktis konferencën për shtyp

schedule21:43 - 12 Mars, 2022

schedule 21:43 - 12 Mars, 2022

Thomas Brdariç ka qenë tejet i nervozuar kur është ngacmuar nga gazetarët pas ndeshjes nëse rrezikonte shkarkimin me humbjen përballë Tiranës.

Tekniku gjerman i Vllaznise e ka cilësuar këtë një pyetje të çuditshme dhe ka ndërprerë në mes prononcimin e tij për gazetarët pas sfidës.

“Duhet të jeni të kujdesshëm me këtë pyetje. Po punojmë prej një viti e gjysmë këtu. Kemi ndërtuar këtu një Vllazni të re, jemi shumë konkurrues. Dhe një humbje ndaj Tiranës që mendoj se do shpallet kampione dhe me pyesni a do të shkarkohem! Çfarë është kjo? Çfarë është kjo pyetje? Më thuaj të lutem se çfarë është kjo pyetje?

Se unë e di se sa e vështirë është të punosh këtu. Nëse dikush më pyet a jam apo jo në gjendje më të punoj, atëherë mund të jap këtë përgjigje. Por të më pyesësh nëse rrezikoj të shkarkohem pas një humbej ndaj Tiranës, më duket pak e tepruar. Më falni”, tha Brdariç duke u larguar menjëherë dhe duke lënë në mes konferencën e tij, dukshëm i nervozuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!