Brazili është kombëtarja e parë finaliste në futboll në Lojërat Olimpike të Tokios. 5 herë kampionët e botës ia dolën të eliminojnë Meksikën në duelin e fortë gjysmëfinal.
90 minuta e kohës së rregullt u mbyllën në barazim pa gola, as koha shtesë nuk prodhoi gol dhe të dy skuadrat iu drejtuan pikës së penalltisë.
?? Brazil are through to the #OlympicFootball gold medal match! ?
?️ A Seleção keep their cool to see off Mexico in a tense shootout ?#Olympics | #Tokyo2020 | #Football pic.twitter.com/CT67Kmj7eh
— FIFA.com (@FIFAcom) August 3, 2021
Djemtë e Andre Jardine u treguan më të saktë, kthyen në gola katër goditjet e tyre dhe fituan 4-1. Për Meksikën dështuan Eduardo Aguirre dhe Johan Vasquez.
EU TÔ MALUCO ?? EU TO NA CHUVA ☔️☔️ EU TO NA FINAL DOS JOGOS OLÍMPICOS! ⚽️⚽️⚽️
ALÔ, IRMÃO! ??? AVISA QUE O BRASIL É FINALISTA! ??????
Foto: Lucas Figueiredo / CBF pic.twitter.com/tG6b8Ke8ht
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) August 3, 2021
Fantastik portieri Santos (Athletico-PR), teksa kombëtarja latine siguron finalen e tretë radhazi në Olimpiadë pas Londër 2012 dhe Rio 2016.
https://streamable.com/ccr1ot
Sfida tjetër gjysmëfinale do të zhvillohet në orën 13:00. Spanja do të sfidojë Japoninë vendase dhe fituesi do të përballet me Brazilin për medaljet e arta. /abcnews.al