Mirandes-Rayo Vallecano, e vlefshme për javën e 21-të të LaLiga 2 është shtyrë për shkak të stuhisë së dëborës, që ka përfshirë gjithë Spanjën dhe ka shkaktuar një kaos në qarkullim dhe katër rasteve me Covid-19 në klub.
Edhe pse ndeshja u shty, lojtarët dhe stafi i Rayo Vallecano e morën rrugën e tyre për në Miranda de Ebro, por kanë mbetur në rrugë për shkak të borës, që ka mbuluar gjithë sipërfaqen.
Në rrugën ku udhëtonte autobusi i Rayo Vallecano kishin ngecur edhe makina të tjera. Disa prej lojtarëve kanë zbritur nga autobusi dhe kanë ndihmuar makinat të kalojnë atë pjesë të rrugës, duke i shtyrë.
? Hola @CDMirandes vamos para allá. Por nosotros no va a ser pero esto está complicado ?️?️?️
Que lleguéis sanos todos los que tenéis que estar hoy en las carreteras. pic.twitter.com/7vPpcOjAcw— Rayo Vallecano (@RayoVallecano) January 8, 2021
Një episod, që ngjall mjaft ilaritet dhe është bërë viral në rrjetet sociale pas shpërndarjes së pamjeve nga ana e vetë klubit madrilen. Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej sot në orën 16:00, por tani do duhet të zhvillohet në një moment të dytë. /abcnews.al