Reshjet e borës kanë paralizuar një pjesë të zonave të Qarkut të Korçës. Segmeti Korçë-Qafë e Qarrit dhe Korçe-Ersekë janë më problematike pasi ka prezencë akulli. E njëta situatë është edhe me rrugën që të çon drejt Dardhës. Ndërsa era e fortë që përfshiu vendin pas mesditës ka bërë që të ndërpritet energjia elektrike në disa zona.
Reshjet e dëborës dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në Qarkun e Korçës. Në disa segmente ka prezencë akulli dhe është i detyruesëshëm përdorimi i zinxhirëve për lëvizje të sigurt me makinë.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton se ka prezence akulli edhe segmenti rrugor Korçe-Erseke, ku drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes. Kjo rrugë është e pandriçuar, gjë që rrit rrezikun për aksidente të mundshme.
Në këtë rrugë janë dy borëpastruese që po hedhin grip për ta bërë rrugën më pak të rrëshqitshme dhe për të shmangur aksitetet.
Nga autoriteti rrugor shqiptar thuhet për Abc News se problem është edhe rruga që të çon drejt Dardhës. Aty qarkullimi bëhet me vështirësi dhe drejtuesit e automjeteve këshilliohen që të vendosin zinxhirët për të bërë udhëtimin më të sigurt.
Akset e tjera nacionale janë të kalueshme normalisht. Gjithashtu era e fortë dhe moti i keq kanë sjellë probleme edhe me furnizimin me energji elektrike. Zonat malore sic është Lozhan, Shtyllë dhe Mokër, prej disa orësh qëndrojnë në terr. /abcnews.al