VIDEO/ Bombardime të shumta në Nagorni-Karabakh, largim masiv i popullit armen

schedule11:16 - 8 Tetor, 2020

schedule 11:16 - 8 Tetor, 2020

Një natë tjetër bombardimesh kanë përjetuar banorët e kryeqendrës së Nagorni-Karabakut.

Pothuajse të gjithë banorët e kryeqytetit të provincës separatiste dhe gjysma e të gjithë popullsisë u larguan pas luftimeve për kontrollin e këtij territori midis armenëve dhe azerëve.

Janë të paktën 70,000 persona që janë larguar nga zona, kështu ka raportuar agjencia France-Presse.

Ndërkohë flitet për të paktën 280 të vdekur që nga fillimi i luftimeve midis armenëve dhe ushtrisë Azerbajxhanase, por secili kamp ka dhënë versionin e tij për viktimat.

Shënjestra e preferuar e bombardimeve të Azerbajxhanit është kryeqyteti i provincës, Stepanakert, ku qindra ndërtesa janë shkatërruar.

Sirenat e mbrojtjes ajrore tingëllojnë ditë e natë në këtë qytet dhe siç shihet nga pamjet, pasojat e bombardimeve janë më se të dukshme.

Gjatë gjithë natës janë dëgjuar shpërthime të fuqishme, të cilat nuk mund të përcaktoheshin saktësisht se çfarë ishin: raketa, predha e artilerisë apo bombardime ajrore.

Shumë banesa janë shkatërruar plotësisht në qendër të qytetit, pranë Parlamentit.

Më shumë se 400 ndërtesa janë shkatërruar nga sulmet dhe të paktën 1,200 vendas kanë mbetur të pastrehë.

Gjysma e popullsisë së Nagorni-Karabakut është larguar nga zona e konfliktit.

Flitet për një numër  prej 70,000 deri në 75,000 njerëz të larguar, raport ky i paraqitur nga Avokati i Popullit të këtij territori në Azerbajxhan, i cili është i banuar nga shumica e armenëve etnikë.

 “Sipas vlerësimeve tona paraprake, rreth 50% e popullsisë është zhvendosur, 90% e tyre janë gra dhe fëmijëve”, deklaroi Artak Belgian, një aktivist i të drejtave civile gjatë luftës.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!