Pas përfundimit të sfidës Atalanta-Lecce, kanë përfunduar edhe dy sfida të tjera të vlefshme për javën e 18-të dhe të fundit për këtë vit kalendarik, të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku favoritët kanë gjetur rrugën drejt fitores.
Vendasit zhbllokuan takimin në minutën e 23’-të, me anët të argjentinasit, Pereyra, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij, për të mbyllur pjesën e parë të sfidës me avantazhin e vendasve. Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, Lucca shënoi golin e dytë për “bardhezinjtë” dhe vetëm 4 minuta pas tij, në të 52′-tën, Payero “vulosi” sfidën, teksa shënoi golin e tretë për vendasit
Në krahun tjetër, sfida Cagliari-Empoli u mbyll në “paqe”, me skuadrat, që e mbyllën vitin 2023, me barazimin, 0 me 0. Në minutën e 66’ Viola gjeti rrugën drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR goli u anulua për faull, ndërsa në minutën e 82’-të Viola humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë, duke mos arritur dot të gjente rrugën e rrjetës.
Përsa i përket renditjes, në tabelën e kampionatit italian të futbollit, pas javës së 18-të të Serie A, skuadra Cagliari renditet në vend të 18-të me 14 pikë, ndërsa Empoli i “shqiptarëve” në vendin e 19-të me vetëm 13 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Udinese 3 – 0 Bologna
Cagliari 0 – 0 Empoli