Është zhbllokuar shpejt përplasja e “londinezëve”, në “Tottenham Stadium”, me vendasit e Spurs, që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, që në minutën e 9′ të sfidës ndaj Chelsea, duke filluar festën e tifozëve të tyre.
Një kundërsulmi shpejtë i Spurs është finalizuar me “fat”, nga anësori suedez, Dejan Kulusevski, i cili në hyrje të zonës lëshon një diagonale drejt portës së Sanchez, diagonale e cila devijohet për t’i mos lënë asnjë mundësi reagimi portierit spanjoll. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: