Pjesa e dytë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, për “Blutë e Londrës”, me skuadrën e Chelsea, që i kanë mjaftuar vetëm 2 minuta nga fraksioni i ri i sfidës, ndaj Crystal Palace, për të vendosur baraspeshën, në “Selhurst Park”.
Një aksion fantastik i “Bluve”, të Mauricio Pochettino është finalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga “fantazisti” i mesfushës, Conor Gallagher, i cili nuk shpërdoron një krosim të Malo Gusto, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al