TIRANË- Në orët e vona të kësaj të marte, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të zbresë në Aeroportin e Rinasit.
Ai do të marrë pjesë në punimet e Samitit i organizuar për Ukrainën, që mbahet të mërkurën e 28 shkurtit në kryeqytet.
Për të pritur presidentin Zelensky janë marrë të gjitha masat e sigurisë nga strukturat shtetërore.
Gazetari i Abc News, Ervin Leka raporton se një trupë e policisë ka mbërritur në Rinas, ndërsa do të bëjë shoqërimin e tij më pas drejt Tiranës./ n.m.abcnews.al