Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka zgjedhur një mënyrë mjaft të pazakontë për të treguar objektivat për Beratin, ndërkohë që socialistët kërkojnë mandatin e tretë.
Hipur në parashutë, ministri Klosi shprehet ndër të tjera se qyteti ka parë zhvillime të rëndësishme si kulturore ashtu edhe në fushën e agro-turizmit.
Klosi, i cili në këto zgjedhje kandidon në Berat, thekson se unaza e re do ta shndërrojë qytetin në atraksion turistik. Gjithashtu, siç thotë ministri rruga e Drobonikut do të shënojë një arritje të madhe për turizmin e zonës.
“Lagja Kala, lagja Mangalem, Gorricë kanë parë në shekuj sesi ka ndryshuar ky qytet. Ky lum që i ka përshkruar është kthyer në një atraksion publik. Unaza e re e qytetit që kalon përbuzë lumit do ta shndërrojë Beratin në qytet pa ndotje.
Po ashtu edhe mali Partizan është një objektiv i ri për tu shndërruar në një atraksion të madh turistik. Rruga e Drobonikut do të shënojë një arritje të madhe për turizmin në Berat po ashtu edhe një nevojë të rëndësishme të këtij qyteti”, shprehet Klosi në videon e publikuar. g.v/abcnews.al