VIDEO/ Biznesi “shoshë” me plumba, Nikla nuk gjen qetësi gjatë natës, pronari: Nuk kam konflikte

schedule10:12 - 15 Prill, 2022

schedule 10:12 - 15 Prill, 2022

KRUJË – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Niklës, ku ndaj një biznesi është qëlluar me breshëri automatiku. Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC, mobilieria shihet se është bërë “shoshë” nga plumbat, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në mesnatë, ku persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar ndaj biznesit të Myslym Krajas. Ka qenë vetë pronari i cili ka konstatuar dëmtimin sot në mëngjes ku edhe ka njoftuar policinë.

Pronari i këtij biznesi është shprehur se nuk ka konflikte me askënd. Dhe se pret që policia të zbardhi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.04.2022, rreth orës 08:20, shtetasi M. K. ka njoftuar sallën operative se në fasadën e objektit (mobilierisë) në pronësi të tij, ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!