VIDEO/ “Bini një karagjoz këtu, më mirë e linim ndeshjen”, shpërthen Agim Canaj

schedule17:24 - 1 Maj, 2021

schedule 17:24 - 1 Maj, 2021

Agim Canaj, trajneri i Korabit, nuk është përmbajtur gjatë duelit me Dinamon, që dibranët e humbët me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Erald Kolgega.

Korabi në këtë sfidë kishte pretendimet e veta për dy penallti, por rasti më flagrant ishte me Didën që u mbajt në zonë në pjesën e parë.

Gjithsesi arbitri Laver Alla nuk akordoi penallti, çka u shtua me protesta të shumta. Në fundin e ndeshjes, trajneri Agim Canaj u dëgjua teksa ankohej hapur për gjykimin te zyrtarët e ndeshjes.

“Bini një karagjoz këtu, më mirë e kishim lënë”, u dëgjua të thoshte mes të tjerash trajneri vlonjat, i cili në të shkuarën ka qenë edhe në krye të Dinamos, por humbja me gjykimin kundër nuk i ka pëlqyer aspak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!