VIDEO/ Bie sërish palma në Durrës, shpëton mrekullisht kalimtari

schedule14:53 - 5 Janar, 2020

schedule 14:53 - 5 Janar, 2020

Një tjetër palmë është rrëzuar këtë të dielë nga era e fortë në qytetin e Durrësit.

Fatmirësisht këtë radhë kalimtarët kanë shpëtuar pa lëndime. Ngjarja ndodhi në sheshin pranë bustit të Azem Hajdarit në të njëjtin vend ku dy javë më parë u rrëzua një tjetër palmë.

“ABC News” ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë kapur momentin kur palma rrëzohet në trotuar.

Menjëherë pas rrëzimit të palmës, ka ndërhyrë bashkia e cili bëri të mundur prerjen dhe largimin e palmës nga trotuari.

Palma e rrëzuar pak javë më parë bëri që dy kalimtarë të plagosen./abcnews.al