VIDEO/ Bie bora e parë në Korçë, zbardhet Dardha

schedule17:53 - 15 Nëntor, 2024

schedule 17:53 - 15 Nëntor, 2024

Temperaturat janë ulur ndjeshëm ditët e fundit dhe në vendet malore kanë rënë flokët e parë të dëborës për këtë sezon.

Dardha është zbardhur ditën e sotme ku sipas informacioneve reshjet janë në Bigëll, në pikën më të lartë të këtij fshati turistik. Deri më tani, nuk janë paraqitur probleme përsa i përket qarkullimit të automjeteve.

Reshje bore janë regjistruar edhe në fshatin Shtyllë dhe në pikën e Mashkullorës, e cila është pika më e lartë e segmentit Shtyllë – Panarit. Në pjesën tjetër të qarkut, vazhdojnë reshjet e shiut.Sipas sinoptikanëve, ky sezon dimëror do të jetë më i ftohti i regjistruar këto pesë vitet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!