Daily Mail ka publikuar pamjet e një sulmi nga ushtria ruse, ku kanë shkatërruar disa blloqe banesash të civilëve në Donetsk me armë termobarike.
Videoja e shpërndarë nga pro-rusët tregon edhe më qartë se trupat e Putinit synojnë të godasin zonat e banuara dhe qendrat civile, në kundërshtim me pretendimet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
Publikimi i pamjeve vjen pasi ushtria ruse rifilloi një sulm të ripërtërirë për të marrë në kontroll më shumë zona në rajonet e Donetsk, Kherson, Zaporizhzhia dhe Kharkiv.
Pas një pauzë të shkurtër, Rusia filloi sërish sulmet në rajonin lindor të Donbasit me një seri sulmesh shkatërruese. Sipas një raporti të Ukrainës, njësitë ruse tani po përpiqen të mbrojnë territorin që kanë fituar në këto rajone.
Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka pohuar se qëllimi i Kremlinit është të rimarrë të gjithë rajonin e Donbasit nga Ukraina, gjë që do të kërkonte që forcat e Putinit të fitojnë kontrollin e plotë të të gjithë rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut.
/abcnews.al