Zbulohen për herë të parë, pamjet e ish kryeministrit Sali Berisha nga arresti i shtëpisë.
Ashtu sic duket në videon e siguruar nga ABC News, ish kryeministri shkryth këmbët në tarracën e shtëpisë së tij, i cili tashmë duket si oborri i burgut për të.
Kjo mesa duket është edhe xhiro ditore e doktorit prej 30 dhjetorit kur GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës ndaj tij.
Përreth tarracës, në rreth 25 metra katrorë, pak metra dhe pak rreze dielli është tashmë rutina e përditshme e Doktorit.
View this post on Instagram