VIDEO/ Bëri ‘drift’ me makinë në një zonë të banuar, gjobitet shoferi në Mat

schedule11:31 - 5 Mars, 2024

schedule 11:31 - 5 Mars, 2024

Një 32-vjeçar është gjobitur pasi bëri ‘drift’ me makinë në një zonë të banuar duke vënë në rrezik jetën e banorëve në Mat.

Shoferi është gjobitur me vlerën 40 mijë lekë.

Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ata të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.

Drejtuesi i automjetit, 32 vjeç, banues në Itali, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, i bën apel qytetarëve të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor./abcnews.al