Beqja, xhiro pa pranga në Kuvend/ Ish ministri i Shëndetësisë dy ditë nuk merret në pyetje nga Komisioni Hetimor

schedule10:26 - 13 Nëntor, 2024

schedule 10:26 - 13 Nëntor, 2024

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj la qelinë këtë të mërkurë, për të dytën ditë, për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për sterilizimin dhe check up.

Por Ilir Beqaj nuk u ul për asnjë moment në karrigen para deputetëve, për të sqaruar pikëpyetjet kishin ligjvënësit që e parën thirrur.

Ai mbeti në pritje të gjatë në Kuvend, që kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ta thërriste.

Por Vokshi dhe deputetët e tjerë të opozitës vendosën prioritet tjetër këto dy ditë, duke e lënë Beqajn, që është nën hetim për koncesionin e Sterilizimit, mbrapa dere.

Kërkesa e opozitës është refuzuar që në nisje të këtij Komisioni, në mars, kur emri i Edi Ramës, u hoq me votën e socialistëve nga lista e dëshmitarëve. Për deputetët e maxhorancës, është Ilir Beqaj personi kyç, që mund të shërbejë për objektin hetimor dhe jo kryeministri Rama.

Pavarësisht se Beqaj nuk pati mundësi në këtë ditë të dytë të tij në liri në kufizuar në Kuvend, të paraqiste kërkesën e tij para deputetëve, për të mbajtur deklaratë të pasqyruar me video e fotografi.

Por ai ishte kujdesur këtë të mërkurë të mos refuzohej që nga momenti i parë nga demokratët, sipas të cilëve Beqaj kërkonte të bënte spektakël në Komision, në vend që t’u përgjigjej deputetëve për dy koncesionet.

Por në fund nuk u mor asnjë përgjigje dhe ai që konsiderohej dëshmitar kyç vetëm sa kaloi dy ditë jo në qeli por në ambientet e Kuvendit, peng i debateve mes të dyja palëve.

Komisioni Hetimor u ngrit me këmbëngulje të fortë të opozitës, që e mbajti Kuvendin në kaos për shumë muaj, por në fund rezultoi orë të kaluara dhe debat politikë para kamerave, në vend që të gjitha pikëpyetjet ti drejtoheshin Beqajt.

Dhe sërish do të pritet përfundimi i hetimeve nga SPAK, për të hedhur dritë mbi koncensionin e sterilizimit, për të cilin deri më tani janë disa zyrtarë që janë në qelitë e paraburgimit, ndërsa hetimi vazhdon./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!