Bënte kërdinë me vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Peshkopi

schedule11:04 - 31 Janar, 2020

schedule 11:04 - 31 Janar, 2020

Një 26-vjeçar është arrestuar në Peshkopi, pasi akuzohet për vjedhje. Në pranga ka rënë J. B., 26 vjeç, banues në Dibër.

Sipas policisë dyshohet se kyi riu ka vjedhur  orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë.

Ndërkaq, në pamjet  e publikuara nga policia, shihet se 26-vjeçari është futur për të vjedhur në një dyqan.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për  kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Zbardhen  2 vjedhje të ndodhura më parë, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen  dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. B., 26 vjeç, banues në Dibër.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur  orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë.

Vijon puna edhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.