Fitore shumë e rëndësishme për Monacon. Ekipi nga Principata mposhti Nantesin e vendit të dytë në transfertë dhe siguroi fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në kampionat.
Wissam Ben Yedder ishte heroi i Monacos me golin e shënuar në mesin e pjesës së parë. 29-vjeçari shënoi një gol të bukur dhe u ngjit në kuotën e 9 rrjetave sezonale, duke kryesuar renditjen e golashënuesve.
Ky trepikësh i ngjit miqtë në vend të tetë me 15 pikë, ndërsa Nantes, që regjistroi humbjen e dytë rresht, humbi shansin për t’iu afruar kryesuesve të PSG-së.
Nantes – Monaco 0-1
(Ben Yedder 22′)

