VIDEO/ Bëmat e Greenwood në shesh, filmohet nga shoqja duke thithur “hippy crack”

schedule11:45 - 13 Shtator, 2020

schedule 11:45 - 13 Shtator, 2020

Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, është sërish në qendër të kritikave. Pas skandalit të pak ditëve më parë, ku adoleshenti së bashku me Phil Fodenin futën dy vajza islandeze në hotelin ku ishin grumbulluar me kombëtaren, tashmë anglezit i është postuar një tjetër video që nuk do t’i pëlqejë shumë.

18-vjeçari shikohet në një dhomë hoteli duke thithur “hippy crack”, disa javë më parë, dhe videoja është postuar në “Snapchat” nga një shoqe e tij. Kjo sjellje e talentit të United është kritikuar, duke ditur edhe dëmet që sjell gazi i heliumit.

Kujtojmë që 18-vjeçari u ndëshkua pak ditë më parë nga policia islandeze me 1360 paund për shkak se theu protokollet mjekësore të vendosura nga qeveria lokale, si dhe u largua nga grumbullimi i kombëtares në formë dënimi. /abcnews.al