“Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur një tjetër fitore spektakolare në La Liga, teksa pasditen e kësaj të shtune kanë mundur me “poker” skuadrën e Osasuna, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të kampionatit.
Sipari i golave u çel që në mintuën e 9’ të sfidës, ku pas një asisti të Dani Carvajal, “fantazisti” anglez, Jude Bellingham dërgon topin në rrjetën kundërshtare, duke “vulosur” avantazhin e “galaktikëve” që në pjesën e parë të sfidës.
Me fillimin e pjesës së dytë, djemtë e teknikut Carlo Ancelotti shënuan dhe 3 herë të tjera në portën e Osasuna, fillimisht me Bellingham, në minutën e 54’ e më pas me Vinicius Junior e Joselu në minutat 65’ e 70’ të “vulosur” rezultatin, 4 me 0. Bellginham arrin kështu në kuotën e 10 golave, në po aq ndeshje me “los blancos”, gjë të cilën deri më tani e ka bërë vetëm 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo.
Falë kësaj fitoreje, “galaktikët” mbesin në vendin e parë të kampionatit me plot 24 pikë, 2 më shumë se Girona e vendit të 2-të dhe 4 më shumë se Barcelona e vendit të 3-të, ndërsa Osasuna mbetet në vendin e 11-të të renditjes me 10 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: