Real Madrid është ndeshur ditën e sotme ndaj Union Berlin në “Santiago Bernabeu”, ku rezultati përfundimtar ishte 1-0.
Spanjollët ishin tepër tepër kërkues gjatë gjithë ndeshjes, ku dhe statistikat tregojnë gjithçka, por goli nuk erdhi në asnjë moment të kohës së rregullt.
Por atëherë kur nuk pritej, ka qenë përsëri mesfushori i jashtëzakonshëm anglez, Jude Bellingham i cili i ka dhënë fitoren Real Madrid me golin e tij në minutën e 94’.
Nga ana tjetër, në ndeshjen mes Galatasaray dhe Copenhagen, ka pasur spektakël. Turqit kanë qenë në disavantazhin e dy golave në shtëpi nga danezët me shifrat 0-2. Sfida ishte pothuajse e barabartë, por danezët janë treguar më korrektë në shënimin e golave deri në fundin e sfidës. Më pas, skuadra turke është zgjuar dhe ka shënuar dy gola të shpejtë duke barazuar shifrat në 2-2./ h.ll/abcnews.al
Shikoni golat e Galatasaray-Copenhagen