VIDEO/ Bëhet viral në internet, tifozi ia vodhi Anthonyt fanellën

schedule20:20 - 20 Mars, 2022

schedule 20:20 - 20 Mars, 2022

Ajaxi fitoi derbin kundër Feyenoordit ditën e sotme me rezultatin 3-2 dhe “heroi” i këtij takimi ishte padyshim edhe Anthony, i cili shënoi edhe golin e fitores për skuadrën e tij.

Në “Johan Cruijff Arena” përveç festimit që lojtari brazilian bëri si idhulli i tij Cristiano Ronaldo, një tjetër video po bëhet virale në internet.

Sulmuesi i Ajax pas përfundimit të ndeshjes u nis drejt tifozëve për t’ia dhuruar fanellën një tifozi të vogël, por një tifoz i rritur bëri një veprim pre tinëzari dhe ia vodhi Anthonyt fanellën dhe menjëherë u largua.

Brazilini u befazua ndërsa ngeli vetëm të shtrëngonte dorën me tifozin e vogël i cili dukshëm u mërzit që nuk mori dot fanellën e Anthony. Situatë kjo që është kapur nga kamerat dhe tashmë po bën gjiron e rrjetit.

/f.a/abcnews.al