Ndërsa trasmetimet televizive po vazhdonin drejtpërdrejt, një tërmet i fuqishëm, 6.3 Rihter që tronditi Kolumbinë të enjten.
Në një video nga emisioni, kamera fillimisht shihet duke lëvizur ndërsa e gjithë studio fillon të dridhet ngadalë. Megjithatë, ata në panel duket se ruajnë gjakftohtësinë e tyre edhe pse është e qartë se tërmeti është veçanërisht i fortë. Ky moment është bërë viral kudo në rrjet dhe ka marrë shumë komente.
Tërmeti ndodhi në orën 12:04 të paradites, epiqendra ishte në vendin e El Calvario, 40 kilometra në juglindje të Bogota, ndërsa thellësia ishte më pak se 30 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik të vendit./abcnews.al