VIDEO/ Befasohet Kukësi, Bylisi shënon dhe i përgjigjet Muça. Dy krisma në Vlorë

schedule18:31 - 3 Qershor, 2020

schedule 18:31 - 3 Qershor, 2020

Gola të tjerë në Superiore, me Luftëtarin që ka barazuar Kukësin me penallti. Arbër Mehmetllari ka realizuar golin e parë në elitën e futbollit shqiptar. Edhe në Ballsh janë shënuar dy gola.

Vendasit kanë realizuar me anë të mbrojtësit Ardit Peposhi, duke hapur takimin, por pak minuta më pas ishte Muça që realizoi golin e qetësisë.

Edhe Vllaznia është çliruar, me kapitenin Gilman Lika që me penallti ka ndëshkuar skuadrën e Flamurtarit. Më pas ishte braziliani Junior që realizoi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 27

Laçi-Teuta 1-1
Shënues
: Xhixha 45+2’ / Kallaku 12’ (pen.)

Bylisi-Tirana 1-3
Shënues:
Peposhi 66’/ Cobbinah 26’, Batha 45+4’ (pen.), Muça 72’

Kukësi-Luftëtari 1-1
Shënues:
Gavazaj 8’ / Mehmetllari 68’ (pen.)

Flamurtari-Vllaznia 0-2
Shënues: Lika 65’ (pen.), Junior 71’