Një mbrojtës befason Chelsea në “Stamford Bridge”. Ekipi i Lampard po përballet me West Ham dhe miqtë kanë arritur të zhbllokojnë sfidën. “Blutë e Londrës” dominuan pjesën e parë në derbin e Londrës Përendimore, por golin e kanë gjetur miqtë.
Autori është Aaron Cresswell, i cili aktivizohet në rolin e mbrojtësit të majtë. 29-vjeçari kreu një driblim të bukur në zonën e ekipit vendas në minutën e 48-të dhe goditi saktë drejt portës. /abcnews.al