Bayern Munich mori një fitore të pastër, teksa mposhti me shifrat 3-0 skuadrën e Arminia Bielefeld, në takimin e javës së 30-të në Bundesligë.
Skuadra bavareze kaloi që në minutën e 10-të në avantazh me anë të një autogoli, me Laursen që shënoi në portën e tij.
Në minutat shtesë të pjesë së parë skuadra e Nagelsman dyfishoi rezultatin, ku Gnabry tundi rrjetën e skuadrës kundërshtare.
Arminia Bielefeld që kërkonte pikë për mbijetesë nuk mundi të bënte asgjë përballë kryesuesve të cilët shënuan edhe golin e tretë në minutën e 85-të të takimit.
Do të ishte i zakonshmi Robert Lewandowski që jep asist për Musiala, me këtë të fundit që vendosi edhe emrin e tij në një nga golat e këtij triumfi.
Me këtë fitore Bayern vazhdon kryesimin me 72 pikë, ndërsa Arminia Bielefeld mbetet në zonën e rënies në vendin e 17-të me vetëm 26 pikë.
/f.a/abcnews.al