Është mbyllur pjesa e parë mes Bayern Munchen dhe Dusseldorf, me bavarezët që shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0. Dominim total i djemve të Flick, që duken të pandalshëm.
Një autogol nga Jorgensen zhbllokoi shifrat në minutën e 15-të, pas një insistimi të gjatë të Pavard. Gjuajtja e mbrojtësit francez u devijua nga Jorgensen në portën e tij.
Goli i dytë u shënua nga Pavard, me kokë. Kimmich ekzekuton mirë një goditje këndi nga e djathta dhe numri 5 i Bayern, gjuan në mënyrë të shkëlqyer me kokë dhe tund rrjetën.
Dominimi bavarez vazhdoi dhe pak sekonda para fundit të fraksionit të parë të lojës, Lewandowski iu bashkua listës së golashënuesve. Një aksion i bukur mes Kimmich dhe Muller nxjerr të lirë bomberin polak para porte, i cili shënon të tretin. Dusseldorf i mundur pas vetëm 45 minutash…/abcnews.al