Bayern Munchen nuk është ndalur as këtë javë në Bundesliga dhe sot mundi ish-skuadrën e Mërgim Mavrajt, Greuther Furth. Kjo e fundit u dorëëzua me shifrat 1-3, edhe pse skuadra e Nagelsmann luajti me një lojtar më pak në pjesën e dytë.
Miqtë shënuan fillimisht me Thomas Muller në minutën e 10 e më pas dyfishuan me Joshua Kimmich, i cili tundi rrjetën në minutën e 31-të me një goditje shumë bukur nga jashtë zone.
Në minutën e 48, Benjamin Pavard vuri në vështirësi të tijtë, duke bërë një ndërhyrje të ashpër në afërsi të zonës së Bayern dhe u ndëshkuar direkt me të kuq. Asnjë protestë nga ai, që iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes.
Pas këtij episodi Greuthr Furth nuk përfitoi dot, megjithëse u përpoq. Në të 68-ën Griesbeck shënoi në portën e cij she çoi shifrat në 0-3. Në të 87-tën Greuther Furth shënoi në portën e Bayern dhe vulosi shifrat 1-3. Bayern numëron 16 pikë pas 6 ndeshjesh dhe kryeson renditjen. /abcnews.al