VIDEO/ Bayern Munchen pa rivalë në Gjermani, Dortmund bie në shtëpi

schedule17:28 - 28 Nëntor, 2020

schedule 17:28 - 28 Nëntor, 2020

Bayern Munchen e nisi keq ndeshjen jashtë fushë me Stuttgart, por në fund fitoi 1-3 dhe vazhdon të kryesojë i vetëm Bundesligën. Tanguy Coulibaly kaloi vendasit në avantazh në minutën e 20-të, gol që acaroi kampionët në fuqi.

Kingsley Coman dhe Robert Lewandowski (goli nr 12 në kampionat) përmbysën gjithçka në pjesën e parë, ndërsa tre minuta përpara fundit të ndeshjes erdhi edhe goli i Douglas Costa, i pari në këtë sezon. 22 pikë numëron ekipi i Flick, duke vijuar të jetë dy pikë sipër Leipzig dhe duke e çuar në katër diferencën me Dortmund.

Golat dhe rastet e STUTTGART-BAYERN MUNCHEN

Verdhezinjtë zhvilluan një ndeshje të dobët dhe u mposhtën 1-2 në “Signal Iduna Park” nga Koln. Tuniziani Skhiri realizoi dy herë për miqtë, ndërsa Thorgan Hazard shkurtoi rezultatin për Dortmund çerek ore para fundit.

Golat dhe rastet e DORTMUND-KOLN

Leipzig reagoi pas humbjes me PSG në Champions League. Djemtë e Julian Nagelsmann fituan 2-1 në shtëpi kundër Arminia Bielefeld, falë realizimeve të Angelino dhe Nkunku. Dy ndeshjet e tjera u mbyllën pa fitues:  Augsburg-Freiburg 1-1 dhe Union Berlin-Eintracht Frankfurt 3-3. /abcnews.al

 

Renditja e kampionatit pas javës së nëntë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!