VIDEO/ Bayern dhe Juventus nuk falin në Champions

schedule23:26 - 20 Tetor, 2021

schedule 23:26 - 20 Tetor, 2021

Bayern dhe Chelsea e justifikuan statusin e tyre si favorit dhe festuan në mënyrë rutinore ndaj Benfica-s dhe Malmos, ndërsa Juventus arriti fitoren në Shën Petersburg ndaj Zenit në raundin e tretë të Champions League vetëm në fund të ndeshjes.

Bayern mori tre pikë pas fitores me rezultatin 4:0 në një ndeshje shumë të hapur në Lisbonë, teksa mbajti portën të paprekur sërish  me një golavarsh mbresëlënëse prej 12:0.

Bavarezët tundën rrjetën e vendasve në 43 dhe 52, por golat e Robert Leëandoëski dhe Thomas Müller u anuluan pas një ndërhyrjeje së VAR.

Goli i parë për Bayern u shënua nga Leroy Sane në minutën e 70 nga anë të një goditje dënimi, në minutën e 80-të Everton shënoi një autogol për 2: 0, Leëandoëski trefishoi rezultatin 3: 0 në minutën e 82-të të ndeshjes dhe goli për 4-0 u shënua nga Sane në minutën e 85 -të.

Roli i favoritit u justifikua edhe nga Chelsea, i cili mposhti Malmon me rezultatin e thellë 4: 0, falë golave të Andreas Christensen (9), Jorginho (penallti 21, penallti 57) dhe Kai Havertz (48).

Juventus fitoi tre pikë në transfertë ndaj Zenit në fundin e ndeshjes. Fitoren për Zonjën e Vjetër e solli Dejan Kulusevski në minutën e 86 -të të ndeshjes.

Gjithastu fitore arritën edhe Manchester United dhe Villareal. “Djajtë e kuq” mposhtën Atalantën 3-2 me përmbysje, ndërsa “Nëndetëset e  Verdha” fituan me rezultatin 4-1 kundër Young Boys.