VIDEO/ Basketboll, Real Madrid-Partizan: Parketi kthehet në arenë boksi, sherr masiv mes dy skuadrave

schedule10:09 - 28 Prill, 2023

schedule 10:09 - 28 Prill, 2023

Humbja e dytë në shtëpi nga Partizani shkaktoi shumë nerva te spanjollët me Sergio Jules, duke nisur një sherr që përfshiu pothuajse të gjithë lojtarët dhe stolat e të dyja skuadrave të basketbollit.

Partizani ishte në avantazh 95-89 dhe 1 minutë e 40 sekonda kishin mbetur nga përfundimi i ndeshjes. Yule, teorikisht duke luajtur në mbrojtje, goditi Panderin i cili reagoi menjëherë dhe jo vetëm i kërkoi të fliste, por ngriti dorën për ta goditur.

Menjëherë të gjithë të tjerët u përfshinë me Yabusele duke goditur Panderin, Dek që hodhi Exum në dysheme me një kapje mundjeje të stilit greko-romake dhe pjesa tjetër duke u shtyrë e duke u goditur me grushte.

Për të paktën pesë minuta parketi u kthye në një ring boksi, ku Exum mbeti i dëmtuar nga rezultati i hedhjes nga kundërshtari.

Gjyqtarët, pasi u ndalua sherri, kontrolluan pamjet dhe duke parë se të gjithë lojtarët dhe stafet stërvitore të skuadrave kishin hyrë në fushë, vendosën ta ndërpresin ndeshjen përgjithmonë dhe tani fati i sfidës dhe i personave të përfshirë në këtë rrahje në grup, janë në dorë të Gjykatës Sportive të Euroligës.

Gjithsej 21 lojtarë të Real Madrid dhe Partizanit u pezulluan pas incidenteve të rënda që prishën ndeshjen dhe e çuan në një mbyllje të hershme. Gjithashtu edhe stolat e të dyja skuadrave u përjashtuan automatikishit pasi rregullorja nuk lejon të shkelet parketi përveç lojtarëve të cilët janë duke zhvilluar ndeshjen.

Qëndrimi zyrtar për atë që ndodhi në “Wizink Center” të enjten mbrëma u lëshua nga EuroLiga. Në njoftim përmendet arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes së dytë mes Realit dhe Partizanit të Serbisë.

Njoftimi zyrtar:

“Ndeshja e dytë e play-off mes Realit dhe Partizanit u ndërpre 1 minutë e 40 sekonda para përfundimit të ndeshjes, kur në fushë shpërtheu një sherr dhe pjesa më e madhe e dy stolave u boshatisën. Kur u aplikuan pezullimet për lojtarët e përfshirë në incident dhe ata që u përjashtuan automatikisht duke u larguar nga pankina, dy skuadrat nuk kishin numrin minimal të kërkuar prej dy sportistësh për të përfunduar ndeshjen. Prandaj ndeshja konsiderohet e mbyllur me rezultatin 80-95 në favor të Partizanit, i cili tashmë kryeson 2-0.

EuroLeague Basketball ia ka referuar ngjarjet e raportuara Gjykatës së Pavarur Disiplinore, e cila do të vendosë për incidentet në përputhje me procedurën e vendosur brenda 24 orëve të ardhshme. EuroLiga dënon ashpër ngjarjet e ndodhura në fund të ndeshjes. Veprime të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e respektit të promovuar nga liga, klubet e saj dhe vetë sporti”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!