Basaksehir ia ka dalë t’i shënojë dy herë Manchester United në pjesën e parë të duelit të Champions League. Kampionët e Turqisë kanë shfrytëzuar në maksimum problemet e anglezëve në mbrojtje dhe kryesojnë 2-1.
Demba Ba zhbllokoi takimin në minutën e 13-të. Vendosja katastrofike e “Djajve të Kuq” në prapavijë dhe finalizim i saktë i bomberit afrikan pas asistit të marrë nga boshnjaku Visca.
Ky i fundit dyfishoi shifrat pesë minuta përpara mbylljes së fraksionit të parë. Sërish gafë e miqve dhe goditje e saktë e kapitenit boshnjak. Djemtë e Solskjaer u “rizgjuan” nga gjumi tre minuta më vonë.
Anthony Martial u harrua në zonë, shfrytëzoi një kros të Show nga krahu i majtë dhe goditi saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke rihapur takimin.
Po luhet edhe në Rusi, aty ku Zenit ia ka dalë të gjejë golin e avantazhit përballë Lazios. Rusët zhbllokuan sfidën pas gjysmë ore lojë. Kombinime të bukura të vendasve, mbrojtja italiane në “gjumë” dhe finalizim i Aleksandr Erokhin.
https://streamable.com/ztfpml
Vedat Muriqi e ka nisur si titullar këtë ndeshjes. Inzaghi ka zgjedhur bomberin dardan për të formuar repartin e sulmit me argjentinasin Correa, ndërsa në stol qëndron Marco Alia, portieri 20-vjeçar shqiptar. /abcnews.al