Enis Bardhi vazhdon të bëjë ndeshje të mira në La Liga me fanellën e Levantes. Mesfushori me origjinë shqiptare, që mbron ngjyrat e Maqedonisë, shënoi dhe në takimin e sotëm mes Levantes dhe Athletic Bilbaos, por goli i tij nuk i vlejti shumë skuadrës, pasi Bilbao fitoi 1-2.
Bardhi shënoi me portën e boshatisur pas një aksioni të bukur të Levantes nga e majta, goli i tij i pestë në La Liga. Gjithashtu, Bardhi ka dhuruar dhe dy asiste në elitën e futbollit spanjoll, shifra të mira për një mesfushor qendre.
Levante pas kësaj disfate mbetet në vendin e 12-të në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Bilbao merr tre pikë dhe ngjitet në kuotën e 51 pikëve, në vend të tetë./abcnews.al
¡GOL DEL LEVANTE!
Enis Bardhi a los 70′.@LevanteUD 1 – 2 @AthleticClubSeñales 101/711 HD – Tigo Sports +#LaLiga pic.twitter.com/SMWNoWtULY
— Tigo Sports (@TigoSportsPY) July 12, 2020