Video/ Bardhi  asiston, Levante merr fitoren e parë pas 9-muajsh

schedule16:48 - 8 Janar, 2022

schedule 16:48 - 8 Janar, 2022

Levante ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndeshjen kundër Mallorca, sfidë e cila ishte e vlefshme për javën e 20-të në La Liga.

Skuadra nga Valencia ka arritur të marrë tri pikët e para pas 20 ndeshjeve, duke surprizuar jo pak tifozët.

Pjesë e këtij suksesit të Levantes ishte edhe mesfushori shqiptarë, Enis Bardhi i cili ka asistuar për golin e epërsisë të skuadrës së tij, duke treguar kështu se po kalon një formë të mirë.

Roberto Soldado dhe Morales shënuan dy golat për skuadrën e drejtuar nga Alesio Lisci. Levante nuk kishte fituar që nga edicionin i kaluar një ndeshje në La Liga.

Fitorja e fundit e kësaj skuadre në elitën e futbollit spanjoll daton më 10 prill të vitit të kaluar.

Pavarësisht fitores së ditë së sotme, skuadra e Shkodran Mustafit dhe Enis Bardhit vazhdon të jetë në fundin e tabelës së klasifikimit, me vetëm 11 pikë, teksa qëndrimi në La Liga duket i pamundur.


/f.a/abcnews.al