VIDEO/ Demokrati publikon videon: Të karantinuarit nuk marrin shërbimin shëndetësor

schedule15:20 - 23 Prill, 2020

schedule 15:20 - 23 Prill, 2020

Në një postim në Facebook, ish-deputeti Bardh Spahia ka publikuar një video ku shihet një çift të moshuarish të cilët ankohen se askush nuk u vjen tu japë ndihmë mjekësore.

I moshuari që është operuar në muajin shkurt në Itali, shihet i shtrirë në shtrat, bashkë me të shoqen që i bën shërbim.

Gruaja tregon para kamerave se nuk u vjen askush t’u japë ndihmë mjekësore dhe se të shoqit i ka plasur gjak dhe qelb nga plaga.

“Kam marrë recepsionin dhe më thanë që nuk ka të drejtë mjeku të futet në dhomë. Mjeku erdhi në derë dhe më tha që jemi në luftë e se duhet të marr 127-ta. Ata më thanë që ju kemi futur në listë për t’u larguar dhe do vijmë me komisionin. Nuk erdhën as të hënën e as të martën. Pastaj i plasi gjaku dhe qelbi. Pastaj më thanë që s’kanë as fasho. Pastaj erdhi urgjenca e çuan në Durrës dhe mezi e mjekuan atje e mezi ma sollën. Më pas ma sollën. Ka bërë dhe tamponin i ka dalë negativ dhe prapë na mbajnë këtu”, thotë e moshuara.

“Te karantinuarit nuk marrin shërbim shëndetësor? Mungesë e papërgjegjshme vëmendjeje ndaj personave të karantinuar! Neglizhencë skandaloze ndaj problemeve të tyre shëndetësore. Siç duket edhe nga denoncimi me video, zonja ka kërkuar ndihmë mjekësore për bashkëshortin e sëmurë dhe askush nuk i përgjigjet! Të karantinuarit nuk janë numra, por njerëz me nevoja, e që kanë të drejta kushtetuese! Më kryesorja, e drejta e kujdesit shëndetësor! I bëj thirrje ministres së shëndetësisë ta shohë me urgjencë këtë rast e të marrë masa që autoritetet shëndetësore t’u përgjigjen nevojave shëndetësore të personave të karantinuar në çdo ambient ku ndodhen!”,  shkruan Spahiu në videon e postuar në facebook./abcnews.al