Është mbyllur takimi mes Barcelonës dhe Getafes, i vlefshëm për La Liga. Katalanasit fituan me rezultatin 2-1 përballë ekipit surprizë të këtij sezoni në Spanjë, falë golave të Griezmann dhe Sergi Robertos.
Griezmann nuk shënonte që nga dhjetori i vitit të shkuar, por pas plot 5 ndeshjes, ia doli të zhbllokohet. Sergi Roberto shënoi golin e sigurisë pak minuta më vonë, që rezultoi shumë i rëndësishëm, pasi Getafe realizoi me Angel në të 66-ën.
Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, ishte grumbulluar për këtë sfidë nga trajneri Setien, por nuk u aktivizua. Futbollisti kuqezi duhet të presë ende për debutimin e tij me skuadrën A të Barcelonës./abcnews.al

