VIDEO/ Barcelona “sakatohet” për një pikë, De Jong e Pedri dëmtohen në barazimin ndaj Bilbao

schedule08:36 - 4 Mars, 2024

schedule 08:36 - 4 Mars, 2024

Kishte një mundësi të shkëlqyer për të ngushtuar diferencën dhe për t’u afruar me kreun. Por Barcelona nuk arrin ta shfrytëzojë si duhet, duke u ndalur në një barazim pa gola në transfertën “baske”, kundër skuadrës së Athletic Bilbao.

Jo vetëm kaq, pasi kampionët në fuqi të Spanjës humbën “pjesë” të rëndësishme në fushën e “San Mames”, pas dëmtimeve të De Jong dhe Pedri, teksa tanimë priten ekzaminimet e specializuara, por fytyrat e dy mesfushorëve teksa braktisnin ndeshjen nuk premtojnë asgjë të mirë.

Sa i përket sfidës, dy skuadrat bënë shumë pak në aspaketin sulmues. Kjo konfirmohet nga statistikat, teksa u regjistruan 16 raste për gol dhe vetëm goditje në portë, nga dy për secilin ekip. Barcelona kishte më së shumti kontrollin e topit, por pamjaftueshëm për të dalë me fitore në ndeshjen e javës së 27-të të La Liga.

Ky barazim nuk i lejon skuadrës “Blaugrana” të afrohet me kreun e renditjes, ndërsa e mban atë në vendin e tretë me tetë pikë më pak se “Galaktikët” e Real Madrid dhe me 2 pikë më pak se skuadra e Girona, e cila pasditen e së dielës, që sapo lam pas u mund me rezultatin minimal, 1 me 0, në transfertën e Mallorca. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI RASTET: