Barcelona fitoi sot më në fund. Katalanasit mundën Levanten me shifrat 3-0 në një ndeshje të interpretuar shumë mirë nga djemtë e Ronald Koeman, vendi i të cilit “tronditej” para kësaj fitoreje.
Depay hapi shpejt ndeshjen, duke tundur rrjetën në minutën e 6-të. Pas 8 minutash shënoi edhe Luuk De Jong, duke çuar shifrat në 2-0. Pas kësaj katalanasit vazhduan të luajnë të sigurt, pa i lënë hapësira rivalëve.
Në fund u vendos edhe qershia mbi tortë e ndeshjes. Ansu Fati, i aktivizuar në minutat e fundit pas 10 muajsh jashtë fushave dhe tre operacioneve, tundi rrjetën dhe konfirmoi se nuk e ka harruar huqin dhe se numrin 10, që i kanë vënë mbi shpinë, e meriton. /abcnews.al