Barcelona ka luajtur ditën e djeshme ndeshjen e parë për këtë sezon në La Liga ndaj Getafes, në shtëpinë e këtyre të fundit.
Rezultati përfundimtar ishte 0-0, por një sfidë që pa shumë kartona pas një loje tepër agresive. Katalanasit mbetën me 10 lojtarë që në pjesën e parë, pasi braziliani Raphinha u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 42-të pas një ndërhyrje të ashpër. Në pjesën e parë, ishin plot 4 kartona të verdhe dhe 1 i kuq të dhënë nga arbitri kryesor i ndeshjes.
Pjesa e dyti nisi përsëri me ashpërsi, pasi Getafe mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të marrë nga Jaime Mata. 5 kartona të tjerë të verdhë u dhanë në pjesën e dytë, ku madje edhe Xavi u ndëshkua me të kuq.
Barcelona pretendoi për një penallti në minutën e 13-të të shtesës në përfundim të ndeshjes, por VAR ia mohoi munduësinë katalanasve të kalonin në epërsi dhe të merrnin tre pikët./h.ll/abcnews.al